VIDEO/ Makina me targa rumune përfshihet nga flakët në Ksamil
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin turistik të Ksamilit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, ku makina ishte e parkuar prej disa orësh.
Sipas informacioneve të para, automjeti mbante targa rumune dhe ndodhej në një rrugicë të banuar.
Flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, për të shmangur përhapjen e tij në banesat përreth apo në mjete të tjera.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në mjet janë të konsiderueshme.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe as identiteti i pronarit të automjetit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.