Festë në ‘Elbasan Arena’, Dinamo pëson humbjen e parë në kampionat

Në një atmosferë elektrizuese në “Elbasan Arena”, Elbasani siguroi fitoren e parë ndaj Dinamos, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në këtë sezon ekipit të Ilir Dajës.

Pas një starti disi të qetë, ndeshja u tensionua në minutën e 25’, kur një kundërsulm i shpejtë i Diallos u ndal nga Aliji, që rrëzoi sulmuesin vendas. Kryesori akordoi penallti, por pas verifikimit të pamjeve në monitor nga Grimçi, penalltia u anulua, ndërsa kartoni i verdhë i Alijit u ndryshua në të kuq për faull si lojtar i fundit.

Në minutën e 38’, Diallo rrezikon portën e Dinamos me një gjuajtje që devijohet nga Teqja, ndërsa në minutën e 49’ Tsague provon golin, por portieri i Dinamos sërish shpëton skuadrën e tij.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 51’, kur pas një rivënieje anësore, Loukili pasoi te Bunjaku, i cili nuk gaboi dhe vulosi rezultatin 1-0 për Elbasanin.

Në pjesën e dytë, trajnerët bënë zëvendësime të shumta, por rezultati nuk ndryshoi më.

Ky triumf e ngjit Elbasanin në vendin e parë me shtatë pikë, ndërsa Dinamo mbetet me vetëm tri pikë, por me një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar.