Teuta dhe Vora ndajnë pikët, debutuesit rezistojnë me një lojtar më pak

Në një ndeshje të Superiores që tregoi karakter të fortë nga debutuesit, Teuta dhe Vora përfunduan barazim 1-1. Takimi u zhvillua me ritëm të mirë, ku Fadairo pati një rast të shkëlqyer në minutën e 17’, por nuk arriti të mposhtte portierin Ruçi të Vorës.

Golin e parë e shënoi Teuta në minutën e 32-të. Pas një harkimi nga Vidal, Zhongo gjuan me kokë, por Shehi në tentativë për ta larguar topin realizon autogol.

Vora reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 76-të barazoi me një gol të kapitenit Xhuljo Tabaku. Ai shënoi me kokë pas një harkimi, duke përfituar nga lënia i lirë brenda zonës dhe duke rikthyer baraspeshën në ndeshje.

Në minutën e 79-të, Vrapi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë miqtë ia dolën të mbroheshin mirë, duke shmangur pësimin e një goli të dytë, që do t’i linte pa pikë.

Barazimi tregon se debutuesit e dy skuadrave nuk janë për shëtitje në Superioren dhe se do të jenë aktorë të rëndësishëm në vazhdim të kampionatit.