SYRI TV/ Zhvillohet për herë të parë 'Maratona e Shkodrës', motoja 'Vrapo për veten, vrapo për Shkodrën'

Në shkodër është zhvilluar për herë të parë “Maratona e Shkodrës” me organizator kryesor  shoqata e atletikës “Vllaznia”. Përpos sportistëve, në maratonë u pëfshinë edhe qytetarë të thjeshtë me mbi 300 pjesmarrës.

SYRI TV

Për herë të parë u organizua “Maratona e Shkodrës”. Një aktivitet i cili pati për organizator kryesor shoqatën e atletikës “Vllaznia. Organizatori i kësaj maratone dhe njëkohësisht i Vllaznisë në atletikë Albert Marashi, tha se motoja e këtij aktiviteti ishte “vrapo për veten, vrapo për Shkodrën”, teksa ishte i ndarë në 3 kategori.

Qëllimi i maratonës sipas Marashit ishte nxitja për qytetarët që të vrapojnë për një jetë më të mirë.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në këtë garë u shprehen se kjo maratonë i shërben sportit dhe të rinjve, ndërsa duhet kthyer në traditë.

Në këtë maratonë merrnin pjesë, përveç sportistëve, edhe qytetarë të thjeshtë, me mbi 300 pjesëmarrës.