Ramadani analizon humbjen: Luajtëm mirë vetëm 40 minuta, duhet të jemi më të vëmendshëm
Ylber Ramadani, mesfushor i Lecce-s, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur 4-1 ndaj Atalantës. Ja çfarë tha ai në stadiumin e Bergamos:
Çfarë ndodhi para golit të Atalantës?
Ne për 40 minuta luajtëm mirë. Goli i shënuar nga Scalvini e ndryshoi plotësisht ndeshjen, dhe në pjesën e dytë ramë dukshëm në aspektin e lojës. Duhet të reagojmë për sfidën e radhës.
Ku duhet të përmirësoheni?
Duhet të jemi më konkurrues dhe mbi të gjitha më të vëmendshëm në disa situata. Sot kundër Atalantës mund të bënim më shumë.
Çfarë shkoi keq te golat e pësuar dhe çfarë mungon në sulm?
Siç e thashë edhe më parë, duhet të jemi më të kujdesshëm sidomos ndaj kundërsulmeve.
Cili është partneri më i mirë në mesfushë dhe si e gjete Pierottin?
Kushdo që luan duhet të japë gjithçka, pavarësisht emrave. Pierotti nuk bëri keq, por në përgjithësi ne japim maksimumin. Pastaj, kush luan apo jo, kjo varet gjithmonë nga trajneri.