Situata politike në Kosovë, Spahiu: Rezultatet e zgjedhjeve lokale do tregojnë autoritetin e partive, gjasat që Osmani të rizgjidhet janë...

Analisti nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, gjatë një interviste për SYRI TV në emisionin “Edicioni i Pasdites” me moderator Edvin Parruca, ka komentuar situatën politike dhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

“Duan të luajnë me kufinjtë e procedurave, në mënyrë që këto zgjedhje të shtyhen atëherë kur po u leverdis secilës palë, me shpresën që do të jetë ashtu si ata po e mendojnë,” tha Spahiu.

Sipas tij, ngërçi politik po vazhdon për një kohë të gjatë. “Nga ana tjetër është interes i presidentes, e cila ka humbur mbështetjen e partive politike, madje edhe partisë që ajo vet e ka themeluar. Në momentin që ajo tregoi një afërsi më të madhe me Albin Kurtin, u vu në thellë të kritikave dhe sulmeve nga ana e partive opozitare dhe opinionistëve,” shtoi analisti.

Ai gjithashtu theksoi se nuk është e qartë nëse presidentja do të afrohet më Kurtin, por edhe nëse kjo ndodh, gjasat për rizgjedhjen e saj mbeten të vogla.

Spahiu vuri në dukje se publiku është emancipuar mjaftueshëm për të bërë dallimin mes zgjedhjeve lokale dhe atyre kombëtare. “Votuesi tashmë ka një emancipim, pas 26 vitesh jetese në liri, por duket se publiku është i fokusuar tek problemet lokale, në atë që është kompetencë e kryetarëve të komunave. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve kombëtare reflekton edhe një disponim të përgjithshëm dhe autoritetin e forcave politike në nivel kombëtar,” tha Spahiu.

Ai vijoi duke u shprehur se ky është një matës sesi do të procedohet pas këtyre zgjedhjeve dhe nëse do të shkohet në zgjedhje kombëtare apo jo.

Spahiu:

Duan të luajnë me kufinjtë e procedurave, në mënyrë që këto zgjedhje të shtyhen atëherë kur po u leverdis secilës palë, me shpresën që do të jetë ashtu si ata po e mendojnë.

Ky ngërç prandaj po vazhdon për një kohë të gjatë, nga ana tjetër është interes i presidentes e cila ka humbur mbështetjen e partive politike, madje edhe partisë që ajo vet e ka themeluar, në momentin që e tregoi një afërsi më të madhe me Albin Kurtin, atëherë ajo u vu në thellë të kritikave dhe sulmeve nga ana e partive opozitare, opinionistëve etj.

Nuk e di nëse do të afrohet më Kurtin, por prap se prap edhe nëse afrohet, gjasat e saj për t’u rizgjedhur presidente janë të vogla.

Tani publiku është emancipuar mjaft që të bëjë dallimin mes zgjedhjeve lokale e zgjedhjeve kombëtare.

Votuesi tashmë ka një emancipim, pas 26 vitesh jetese në liri, por siç duket publiku është i fokusuar tek problemet lokale, për atë se çfarë është në kompetencën e kryetarëve të komunave, por rezultati i zgjedhjeve kombëtare natyrisht reflekton edhe një disponim të përgjithshëm, nuk është përveçse disponimit se kush do t’i drejtojë ata në nivel lokal, tregon edhe se çfarë është autoriteti i forcave politike në nivel kombëtar.

Kjo do të jetë një matës sesi do të procedohet pas këtyre zgjedhjeve, nëse do të shkohet në zgjedhje kombëtare apo jo.