Skiatori italian, në koma të induktuar, prindërit udhëtojnë drejt Kilit

Skiatori italian Matteo Franzoso ndodhet ende në koma të induktuar pas aksidentit të rëndë që pësoi gjatë një stërvitjeje në La Parva, Kili. Mendohet se 25-vjeçari është përplasur me një barrierë mbrojtëse gjatë zbritjes në pistë.

Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë kritike, ndërsa mjekët pritet të kryejnë një vlerësim më të detajuar të situatës në orët e ardhshme. Prindërit e Franzosos kanë fluturuar drejt Amerikës së Jugut për të qëndruar pranë tij në këto momente të vështira.

Sportisti gjenovez, pjesë e ekipit të Fiamme Gialle dhe i rritur sportivisht në Sestriere, ka pësuar një traumë të rëndë në kokë dhe aktualisht është i shtruar në një klinikë të Santiagos, ku mbahet në terapi intensive dhe nën kujdes të rreptë mjekësor.

Federata Italiane e Sporteve Dimërore bëri të ditur se ndihma pas rënies ka qenë e menjëhershme, duke bërë që Franzoso të transportohej me helikopter drejt kryeqytetit kilian për të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Komisioni mjekësor i është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët vendas, të cilët po monitorojnë nga afër gjendjen e tij.