Serie A/ Torino mposht Romën në ‘Olimpico’ me Ismajlin dhe Asllanin në fushë

Torino ka mposhtur Romën brenda në “Olimpico” me rezultatin 1-0.

Transferta u vendos nga goli i Simeones në minutën e 59-të.

Nga fillimi e nisën për herë të parë bashkë te Torino dy lojtarët e Kombëtares, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Ismajli e kishte ndeshjen debutuese. Të dy lojtarët e Kombëtares u ndëshkuan me karton të verdhë në pjesë të parë. Fillimisht Asllani dhe më pas Ismajli.

Po ashtu të dy alarmuan stafin mjekësor te Torino. Ishte Ismajli që u shtri në pjesën e parë, teksa në dytën Asllani. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 80-të.

Pas tri javësh të luajtura, Torino ka 4 pikë dhe për këtë fitorja ishte shumë e rëndësishme.