SYRI TV/ Fshati Valas në Elbasan pa ujë për vaditje, banorët: Kemi hapur puse, por nuk mjafton

SYRI TV

Fshati Valas në Elbasan po përballet me mungesën e ujit  për vaditjen e tokave. Më parë ky fshat njihej për prodhimet e shumta bujqësore, e ndërsa sot banorët thonë se kanë mbetur vetëm shkurre e ferra. Një tjetër shqetësim që këta banorë kanë, është dhe uji i pijshëm, ndërsa apelojnë për ndihmën e pushteti vendor.

Mungesa e ujit te vaditjes ne fshatin Valas të Bashkisë së Elbasanit ka bere qe shumica e tokave te mbeten te pa punuara. Dikur një zone me prodhimtari të lartë bujqësore,  sot shumica e tokave kanë mbetur djerrë.

Dikur konsiderohej  si një tokë me prodhimtari të shumtë bujqësore, por fshati Valas në Elbasan po përballet me mungesë të theksuar të ujit vaditës. Kjo mungesë ka bërë që prodhimet te thahen. Dhe pse disa banore janë munduar te hapin puse,  serish uji ishte i pamjaftueshëm për vaditje.

Banoret shprehen se dikur ne zone mbilleshin prodhime te shumta, cilësia e të cilave njihej në mbarë vendin. Dikur kodrat e fshatit mbuloheshin me prodhimtari,  sot çdo gjë është kthyer në shkretëtirë.

Fermerët shprehen se situata është jashtëzakonisht e rëndë, ndërsa askush nuk interesohet për ta. Problematike mbetet dhe furnizimi me ujë të pijshëm, i cili u vjen vetëm gjysmë ore në ditë.