SYRI TV/ Spitali i Memaliajt, mungojnë shërbimet mjekësore! Banorët: Dikur ishte shembull

SYRI TV

Spitali Memaliajt në Gjirokastër vitet e fundit po përballet me mungesë të shërbimeve mjekësorë. Dikur një qendër e cila ofronte  shërbim për të gjithë zonën , në këtë spital kanë mbetur vetëm dy mjekë, për t’u dhënë  pacientëve vetëm ndihmën e parë. Më pas këto pacientë transportohen për në spitalet më të afërta si i Tepelenës dhe i Gjirokastrës. Mungesa infrastrukturës, ka ndikuar dhe në kostot financiare të pacientëve për tu transportuar dhe në spitale të tjera.

Dikur spitali i Memaliajt ofronte shumë shërbime mjekësore për banorët e zonës, por sot i ka mbetur vetëm emri. Aktualisht aty shërbejnë vetëm dy mjekë të përgjithshëm dhe disa infermierë, të cilët japin ndihmën e parë dhe më pas pacientët detyrohen të transportohen drejt spitaleve me të afërta në Tepelenë apo Gjirokastër.

Banoret shprehen se me parë ky spital ishte një shembull në të gjithë qarkun, ndërsa sot është kthyer thjesht në një ambulancë ku i mungon infrastruktura.

 Edhe spitalet e tjerë te qarkut, si ai i Përmetit, Tepelenës apo dhe vet spitali rajonal i Gjirokastrës, përballen me mungesë të mjekëve specialistë. Shpeshherë, për raste që kërkojnë trajtim të specializuar, pacientët detyrohen të udhëtojnë drejt Fierit apo Tiranës, duke rritur kostot financiare dhe rrezikun për shëndetin e tyre.