SYRI TV/ Gazetari i 'Piranjave', Edon Kuqi rrëfen dhunën: Policia, asnjë hetim!

SYRI TV

Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë hetim për ngjarjen e rëndë të së shtunës ku u dhunuan dhe u kërcënuan gazetari dhe operatori i emisionit Piranjat nga Presidentët e klubeve të Flamurtarit dhe Tiranës Sinan Idrizi dhe Refik Halili si dhe të personave që i shoqëronin ata. Gazetarët u kërcënuan drejtpërsëdrejti nga djali i tezes së Belinda Ballukut, Mired Reçi i cili u tha se do ti merrte peng e do ti fuste në bagazhin e makinës. Gazetari Edon Kuqi ishte i ftuar në edicionin e lajmeve të Syri TV, ku shpjegoi me detaje atë që kishte ndodhur një ditë më parë dhe denoncoi heshtjen e institucioneve ligj-zbatuese ndaj kësaj ngjarje.

Policia e shtetit vazhdon të heshtë ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e të shtunës ku gazetari dhe operatori i emsionit Piranjat, ranë pre e dhunës dhe kërcënimeve nga Presidentët e klubeve të Flamurtarit dhe Tiranës Sinan Idrizi dhe Refik Halili si dhe të    personave që I shoqëronin ata. Në orët e paradites Redaksia e Piranjave ka reaguar për këtë sjellje të paprecedentë të policisë e cila nuk ka kryer asnjë hetim për ngjarjen e rëndë.

Gazetari Edon Kuqi I cili ra pre e dhunës së bashku me operatorin e tij, ishte I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri TV ku shpjegoi me detaje atë që kishte ndodhur një ditë më parë. Gazetari I Piranjave denoncoi heshtjen e institucioneve ligjzbatuese dhe I bëri thirrje policisë që të hetojë ngjarjen.

Gazetari  i Piranjave Edon Kuqi dhe operatori ndodheshin ne stadium për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.

Në vend që të jepte një shpjegim mbi situatën, Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur të njëjtën arrogancë edhe ndaj gazetarëve që kërkonin sqarime për shkarkimet.

Situata eskaloi edhe më tepër pasi Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i mori me forcë telefonin gazetarit, duke e përfshirë edhe vetë në incident. Një nga personat që shoqëronte Presidentin e Tiranës, i cili rezulton të jetë Mired Reçi, djali i tezes së numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, më pas ka kërcënuar gazetarin e Piranjave me rrëmbim dhe futje në bagazhin e makinës.

Redaksia e “Piranjave” e ka denoncuar publikisht këtë sulm dhe ka bërë thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit, si dhe nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri.