Hetimi federal për Soros, Kedhi: Një nga shtytësit kryesore të pagesave për protesta kur qeverisin të djathtët
I ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri tv ka qenë Nikola Kedhi anëtar i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike.
Ai në bisedë më moderatoren Armela Ferko ka komentuar qëndrimet dhe vendimet e Presidentit Trump për një hetim federal ndaj Soros.
Ai ka shpjeguar edhe pasojat që mund të ketë në Shqipëri një hetim i tillë për një njeri i cili është akuzuar nga opozita që kontrollon qeverisjen e rilindjes dhe narkoshtetin e krijuar nga Edi Rama me mbështetjen e Soros.
Nikola Kedhi: Për ta kuptuar, unë do ta nis me një shembull tjetër që ndoshta duket në pamje të parë që nuk ka shumë lidhje por tregon edhe për shtysat e Presidentit Trump për tu marrë me Sorosin dhe organizatën e tij.
Ne qoftë se kujtojmë para 5 vitesh dikush me emrin George Flloyd, vdiq në SHBA, një njeri me precedentë penalë , përdorues droge etj me radhë, në ballafaqim me dy-tre policë. Në atë kohë u tha se policët e vranë, me pas ekspertiza mjeko – ligjore tregoi se viktima kishte konsumuar substanca narkotike dhe këto ishin edhe shkaku i vdekjes së tij. Por në qoftë se kujtoni në atë kohë në të gjithë SHBA shpërthyen protestat të dhunshme, u dogjen dyqane private, u dëmtua prona publike. U krijua bindje se ishte një vend kaotik.
Krahasojeni këtë me atë që ndodhi këtë javë në SHBA kur Kirk, i njohur si një nga liderët e lëvizjes konservatore në SHBA, një nga faktorët kryesorë të fitores së Trump, pas vrasjes së tij nga një individ ekstremist apo me sa duket i indoktrinuar majta dhe kundër Kirku dhe kundër asaj që ai përfaqësonte, pamë në SHBA grupe studentësh, njerëzish, të rinjsh, të të gjithë moshave të cilët bashkoheshin në lutje për Kirk. Pra një situatë e kundërt me atë që ndodhi në 2020.
Nuk u ngrit njeri djathtas për të shkatërruar dhe për të shprehur zemëratën e drejtë për një vrasje të tillë. Tani pse janë dy situata krejt të ndryshme. Nuk ngrihen njerëzit normal pa një shtysë kryesore, përveç rasteve kur rrëzojnë diktaturë apo autoritare, jo në Shqipëri se në Shqipëri nuk ndodh, por në vende të tjera, që ngrihen edhe në mënyrë të dhunshme për të rrëzuar. Përveçse kur janë të paguar. Në vitin 2020 është vërtetuar tashmë që nga organizata të ndryshme të të majtës ekstreme u paguna njerëz që të ngriheshin dhe të shkatërronin pronën publike dhe pronën privat, nuk është se bënin ndonjë diferencim në atë kohë. Gjë që nuk ndodh djathtas. Një nga shtytësit kryesore të kësaj gjëje që ndodh majtas, pra pagesa ose fenomeni i këtyre protestuesve të paguar për të dëmtuar pronën në SHBA, sidomos kur qeverisin të djathtët është George Sorosdhe organizata që ai drejton. Tashmë drejton i biri.
Ky është një nga elementët kryesore sepse bën që nëpërmjet këtyre protestuesve ti tregohet edhe botës, që shiko se çfarë Tirani është Trump, shiko se çfarë Tiranësh janë të djathtët, konservatoret që qeverisin në SHBA se njerëzit po ngrihen.
Në SHBA është tashmë e provuar që Soros financon organizata të ndryshme dhe gazetarë apo zëra të rëndësishëm në këtë vend dhe që e kanë treguar se si paratë kalojnë nga një organizata tek tjetra e tek tjetra. Por ne krye të kësaj qëndron Soros me organizatën e vet dhe krijojnë këtë situata në SHBA.
Presidenti Trump është i vendosur që ti japë fund një herë e mirë kësaj gjëje, këtyre revolucioneve fals artificiale të shtyra nga Soros dhe të ngjashmit e vet dhe është duke bërë gjithçka mundet bashkë me institucionet e SHBA që ta hetojnë veprimtarinë e Soros.