FOTO/ Ja kush fshihet pas sulmit të ‘Piranjave’, aty ku shteti ka frikë të reagojë ndaj dhunuesve të gazetarëve

Të tjera detaje kanë dalë nga dhunimi i gazetarit të emisionit investigativ Piranjat, Edon Kuqi, që transmetohen në Syri Tv.

Bëhet fjalë për Mired Reçin, për të cilin Policia dhe strukturat shtetërore kanë frikë të hetojë dhe reagojnë, pasi rezulton të jetë kushëriri i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Syri, bëhet fjalë pikërisht për Mired Reçin, i cili fshihet pas sulmit të gazetarit të ‘Piranjave’, nga ku e merr ‘pushtetin dhe forcën’ për të dhunuar gazetarin, përmes Belinda Ballukut, e cila rezulton të jetë vajza e tezes së Reçit.

Lexo edhe: ‘Akt banditesk ndaj gazetarit’, Berisha: Mired Reçi, kushëriri i parë i Lubi Ballukut, kërcënon me pengmarrje gazetarin

Një denoncim të tillë e ka bërë edhe kryedemokrati Sali Berisha në rrjetet sociale, ku përmes një mesazhi që i është përcjellë nga një qytetar, konfirmon se ‘Mired Reçi, është kushëriri i parë i Lubi Ballukut, ai që kërcënon me pengmarrje gazetarin’.