Uji - ‘Kur u mungon ambasadave skandal, për shqiptarët s’ka problem’, Paloka: Prandaj mos e rruaj ramën për shqipet o ‘mret’

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka ka reaguar me ironi ndaj një lajmi për mungesën e ujit të pijshëm në selitë e ambasadorëve në Tiranë.

“Tani që paskan mbet ambasadat pa ujë qenka “skandal” , madje dhe për mediat e qeverisë!”, shkruan Paloka.

“Për shqiptarët që kanë vite pa ujë e mashtrohen çdo palë zgjedhje për 24 orë ujë , nuk ka problem!”, vijon ai.

Mesazhi:

Tani që paskan mbet ambasadat pa ujë qenka “skandal” , madje dhe për mediat e qeverisë!

Për shqiptarët që kanë vite pa ujë e mashtrohen çdo palë zgjedhje për 24 orë ujë , nuk ka problem! Megjithëse përderisa nuk ankohet kush, në rregull është “mreti”. Këta të huajt ankohen, janë të përkëdhelur, nuk janë si në. Si tha ai drejtori rilindas i ujësjellësit të Sarandës :”I preva qëllimisht ujin për tre ditë dhe asnjeri nuk u ankua”!!!

Prandaj mos e rruj ramën për shqipet o “mret”, me këta të huajt mbaje mirë!