Dhuna ndaj gazetarëve te emisionit 'Piranjat', Bozdo: Agresorët të vihen përpara drejtësisë
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik për Beratin Eno Bozdo ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve të emisionit investigativ “Piranjat”.
Mesazhi:
Dënoj me forcën më të madhe aktin skandaloz të dhunës së ushtruar kundër gazetarëve të emisionit investigativ “Piranjat”.
Ky është një sulm i papranueshëm, një akt i rëndë kundër fjalës së lirë dhe një përpjekje e turpshme për të frikësuar median!
Gazetarët që ishin në krye të detyrës duke ushtruar misionin e tyre legjitim në shërbim të publikut, u përballën me pengmarrje, dhunë fizike dhe kërcënime.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese që të mos fshihen pas heshtjes, por të veprojnë menjëherë. Agresorët duhet të vihen përpara drejtësisë dhe të trajtohen si shkelës të ligjit, jo si miq të Edi Ramës.
Shpreh solidaritet të plotë me ekipin e “Piranjave” dhe të gjithë gazetarëve investigativë të cilët pavarësisht rreziqeve, vijojnë të mbrojnë interesin qytetarë duke zbuluar të vërtetën!