Rabiot: Dua të shënoj të paktën 10 gola me Milanin
Adrien Rabiot është lojtari më i ri i Milanit. Mesfushori francez, pas eksperiencës te Marseja, ka zgjedhur të bashkohet me kuqezinjtë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Në prezantimin zyrtar, ai foli për emocionet e para, për projektin e klubit dhe për rikthimin e bashkëpunimit me Masimiliano Alegrin.
“Kam një lidhje të fortë me trajnerin, kemi folur shpesh edhe pas largimit tim nga Juventusi. Ai më kontaktoi menjëherë pas ngjarjeve në Marseij dhe më shpjegoi projektin e Milanit.
Nuk kisha dyshime, ky është një prej klubeve më të mëdha në botë”, tha francezi.
Rabiot e vlerësoi lart ambientin kuqezi: “Jam pritur shumë mirë nga grupi, atmosfera është pozitive dhe ka uri për të fituar. Është një përzierje e mirë mes lojtarëve me përvojë dhe të rinjve që duan të rriten. Kjo më bindi se do të jem pjesë e diçkaje të rëndësishme”.
Për objektivat e tij, 29-vjeçari u shpreh i qartë: “Dua të shënoj të paktën 10 gola, siç kam bërë në vitet e fundit. Alegri më kërkon të jem më ofensiv dhe do të jap maksimumin. Jam gati të ndihmoj skuadrën që të rikthehet në Champions dhe të luftojë për Skudeto-n”.