Sudan: Qeveria hedh poshtë propozimin për armëpushim

Qeveria sudaneze, e lidhur me ushtrinë, hodhi poshtë të shtunën, më 13 shtator, një propozim për armëpushim të paraqitur të premten nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, duke refuzuar të përjashtohet nga tranzicioni i ardhshëm politik në Sudanin e shkatërruar nga lufta.

Në një deklaratë të përbashkët të premten, të katër vendet bënë thirrje për një armëpushim humanitar tremujor në Sudan, të ndjekur nga një armëpushim i përhershëm dhe një tranzicion nëntëmujor drejt një qeverie civile. Ata këmbëngulën që ky tranzicion duhet të jetë "gjithëpërfshirës dhe transparent" dhe të përfundojë në kohë "në mënyrë që të përmbushen aspiratat e popullit sudanez për krijimin paqësor të një qeverie të pavarur civile me legjitimitet dhe llogaridhënie të gjerë".

Që nga prilli i vitit 2023, Sudani është shkatërruar nga një konflikt midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Lufta ka vrarë tashmë dhjetëra mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona dhe ka shkaktuar atë që OKB e përshkruan si një nga krizat më të këqija humanitare në botë.