Kategoria e Parë/ Laçi bie në Pogradec, Apolonia përmbys Besën

Janë luajtur sot katër ndeshje të javës së tretë në Kategorinë e Parë.

Laçi është mundur në transfertë nga Pogradeci me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Ezekiel në fillimin e pjesës së dytë.

Apolonia ka arritur të marrë një fitore me përmbysje përballë Besës.

Kavajasit kaluan në avantazh me anë të Cordeiro 48’, ndërsa fierakët përmbysën gjithçka me Trifoni 65’ dhe Umejiego 66’. Luftëtari-Burreli dhe Kastrioti-Korabi janë mbyllur në barazim 0-0.

Rezultatet

Pogradeci – Laçi     1-0

Besa – Apolonia     1-2

Kastrioti – Korabi   0-0

Luftëtari – Burreli  0-0