Kryebashkiaku i Nju Jorkut pushon nga puna punonjësin për komentin mbi 'karmën' për Kirk-un
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka pushuar këtë javë një punonjës të administratës së tij, pasi ai e quajti vdekjen e aktivistit konservator Charlie Kirk "karma."
Anthony Herbert, i cili punonte në Njësinë e Çështjeve të Komunitetit, ishte me leje kur bëri komentet, por nuk do të kthehet më. Adams dhe Herbert janë gjithashtu miq, raportoi Washington Examiner.
"Charlie Kirk ishte një i ri me pasion dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë," tha zëdhënësi i kryebashkiakut, Zachary Nosanchuk, për Gothamist. "Ndërkohë që personi që bëri këto komente ishte me leje kur postoi këtë video, ai tani nuk është më i punësuar nga administrata jonë."
Herbert bëri komentin në një postim tashmë të fshirë në Facebook. Ai po reagonte ndaj vrasjes së Kirk më herët këtë javë në Orem, Utah.
"Kur del dhe flet për njerëzit dhe bëhesh racist dhe përpiqesh ta maskosh këtë sikur po bën diçka për njerëzimin, ky është problem," tha Herbert në postim. "Dhe për fat të keq, karma ka ardhur për të marrë hak."
"Ne i dënojmë pa ekuivok këto deklarata, të cilat në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë vlerat e administratës së Adamsit," tha në një deklaratë zëdhënësja e Bashkisë, Kayla Mamelak Altus.
Herbert kishte shpallur më herët këtë vit planet për të kandiduar për një vend në Asamblenë e Nju Jorkut. Ai filloi punë në administratën e Adamsit në shkurt të vitit 2022. Ai nuk raportonte drejtpërdrejt te Adamsi. / Newsmax - Syri.net