Aksident në Vlorë, taksia përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Ali Demi”, e cila të çon në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës. Një taksi mësohet se ka goditur një motor.

Drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë ekspertizën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe trafik i rënduar.