SYRI TV/ Dëme të mëdha nga përmbytjet në Durrës, tregtarët: Kryetarja është thjeshtë kukull

Pas tërheqjes së ujit, në Durrës kanë nisur të dalin në pah dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e reshjeve të dy ditëve më parë. Pasojat e përmbytjeve janë të konsiderueshme, ndërsa vetëm në tregun industrial, dëmet janë të pallogaritshme. Tregtarët akuzojnë kryetaren e bashkisë, Emirjana Sako se është thjesht si një kukull dhe se nuk u shërben qytetarëve, ndërsa shtojnë se askush nuk u ka shkuar për vlerësimin e dëmeve.

Syri TV

Reshjet e shiut që përmbytën dy ditë më parë Durrësin, duke shkaktuar madje dhe vdekjen e një 45–vjeçari, kanë sjellë dëme të mëdha në qytetin bregdetar. Tregu më i madh i qytetit, ai industrial, u përmbyt i gjithi. Dëmi është tepër i madh, ndërsa tregtaret janë shprehur tepër të irrituar për shkak se përmbyten mjaft shpesh. Ata kanë theksuar se askush nga bashkia nuk i ka shkuar për vlerësimin e dëmeve.

Tregtarët theksojnë se kryetarja e bashkisë është si kukull dhe nuk benë asgjë në shërbim të qytetarëve.

Puna e shume tregtarëve është pezulluar këtë të shtunë ndërsa shume qepena vazhdojnë të jenë të ulur për shkak të dëmeve të shumta.