Arsenali rikthehet te triumfi në Premier Ligë, merr përkohësisht kreun
Arsenali kthehet te fitorja në Premier Ligë. Pas humbjes kundër Liverpulit në javën e tretë, “Topçinjtë” kanë mposhtur me shifrat 3-0 Notingam Forest.
Sfida u zhbllokuan nga Zubimendi në të 32-ën ndërsa Gyokeres dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Ndeshja u vulos nga Zubimendi i cili shënoi të treti në të 79-ën.
Ky debutim kthehet në makth për trajneri Ante Postekoglou i cili mori drejtimin e Notingamit pas shkarkimit të Nunjo Espirito. Kujtojmë Postekoglu fitoi Ligën e Europës me Totenhemin.
Me këtë fitore skuadra e Artetës merr përkohësisht vendin e parë me 9 pikë.