SYRI TV/ Enkelejd Lamaj sjellë librin 'Gjithçka që dua', autori: Historia do trondisë lexuesin
Shkrimtari Enkelejd Lamaj ka sjellë librin “Gjithçka që dua”, pjesën e dytë të trilogjisë së tij, një vazhdim i natyrshëm i historisë së nisur në botimin e parë, “Gjithçka që ke”. Vepra ngre pyetje universale mbi humbjen dhe mbijetesën, duke vendosur një personazh të zakonshëm në një situatë të jashtëzakonshme, dhe duke e lënë lexuesin mes përgjigjeve dhe pikëpyetjeve që mbeten pezull.
Autori shprehet se rrëfimi ka ardhur natyrshëm, pasi ngjarjet dhe personazhet nuk mund të mbeteshin të pambyllura. Në këtë vepër, një personazh që kishte hyrë vonë në librin e parë merr një rol qendror, duke u bërë boshti mbi të cilin ndërtohet i gjithë zhvillimi narrativ.
Lamaj paralajmëron gjithashtu se tashmë është duke ndërtuar librin e tretë, i cili do të përmbyllë trilogjinë. Thelbi i romanit qëndron te pyetja universale për humbjen dhe mbijetesën.
Përmes këtij udhëtimi, autori shpalos filozofinë e tij krijuese, ku një person i zakonshëm vendoset në një situatë të jashtëzakonshme, për të zbuluar kufijtë e njeriut dhe mundësitë e tij përballë së panjohurës.
“Gjithçka që dua” vjen si një roman që ndërthur tensionin psikologjik me reflektimin ekzistencial, duke e lënë lexuesin mes përgjigjeve dhe pikëpyetjeve që mbeten pezull për ta mbajtur të gjallë tronditjen dhe mendimin përtej leximit.