SYRI TV/ Bizneset konfirmojnë rënien e turizmit, sipërmarrësit tregojnë situatën në Gjirokastër
Kryeministri Edi Rama ia faturoi bizneseve dështimin e sezonit tursitik. Por sipërmarrësit në Gjirokastër tregojnë se arsyet e vërteta të dështimit lidhen me infrastrukturën dhe probleme që nuk janë në tagrin e bizneseve. Në Gjirokastër, subjekte që operojnë në fushën e turizmit kanë konfirmuar jo vetëm rënien e numrit të vizitorëve, por sipas tyre, ata që vijnë në Shqipëri janë turistë që nuk shpenzojnë.
Teksa kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë pranoi dështimin e sezonit turistik duke fajësuar për këtë bizneset dhe vetë turistët, për sipërmarrësit në këtë sektor arsyet e vërteta të dështimit turizmit janë të tjera, të paktën në Gjirokastër.
Për biznesin e vogël në qytetin e gurtë, pritshmëritë për sezonin turistik kanë qenë të larta, por sipas tyre, cilësia e turistëve që po vizitojnë Shqipërinë është nga kategori turistësh që shpenzojnë shumë pak.
Për këtë sezon, turizmi bregdetar shënoi rënie të numrit të pushuesve kryesisht në plazhet e jugut, ndërsa në qytetet dhe sitet hisorike, numri i vizitorëve ndonëse raportohet se ka qenë stabël, bizneset janë të pakënaqur me shpezimet që bëjnë turistët që vizitojnë vendin tonë.