SYRI TV/ Irena Gjoka e dënuar në Greqi! Prokuroria e Përgjithshme konfirmon: Dokumenti është autentik
Konfirmohet zyrtarisht se gjykatësja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi. Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, publikoi në Syri Televizion një dokument, ku Prokuroria e Përgjithshme konfirmon dënimin me burg dhe gjobë të Irena Gjokës nga gjykata e Janinës në vitin 2005. Sipas Adriana Kalasë, ministri i drejtësisë Ulsi Manja dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, kanë tentuar të fshehin dënimin e Irena Gjokës, me qëllim që ta përdornin gjyqtaren për dënimet politike ndaj liderëve të opozitës.
Pasi tentuan ta fshehin për dy vjet, edhe institucionet shqiptare, kanë konfirmuar zyrtarisht se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë.
Kryetarja e Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja, publikoi në Syri TV, një dokument zyrtar që konfirmon se Irena Gjoka është dënuar me burg dhe gjobë në Greqi. Sipas Adriana Kalasë, pas një zvarritje dhe tentativave për të amnistuar gjyqtaren e GJKKO, Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, duke i konfirmuar se Irena Gjoka është dënuar nga gjykata e Janinës në vitin 2005.
Kalaja akuzoi drejtpërdrejtë ish-ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK, Altin Dumani, se kanë fshehur dënimin ndaj Irena Gjokës me qëllim që gjyqtaren e GJKKO, ta përdorin kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë të Kryeministrit Edi Rama.
Adriana Kalaja paralajmëroi se fshehjen e këtij dënimi nga Dumani dhe Manja do ta ndjek në rrugët e drejtësisë, deri në Srasburg.
Drejtuesja e Komisionit të Apelimit në PArtinë Demokratike, Adriana Kalaja u shpreh gjithashtu se pas publikimit të këtij vendimi , ndaj Irena Gjokës duhet të merret masë sigurie nga SPAK, ndërsa e cilësoi gjyqtaren e GJKKO si person me rrezikshmëri të lartë.
Pjesë nga përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme:
Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, me shkresën nr.183/51 prot., datë 08.05.2025, i është drejtuar me kërkesë për informacion Ministrisë së Brendshme, me qëllim verifikimin e pasaportës së zakonshme me nr. 1068376/98.
Deri aktualisht, me shkresën nr.216/7 prot., datë 15.07.2025, Ministria e Drejtësisë ka përcjellë përgjigjen e autoriteteve gjyqësore greke në lidhje me kërkesën tonë nr.183/49 prot., datë 07.05.2025, nëpërmjet të cilës konfirmojnë se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të Prokurorit. Bashkëlidhur është dërguar një kopje e njehsuar me origjinalin e këtij vendimi.
Me shkresën nr.2491/2 prot, datë 30.06.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, i është përgjigjur kërkesës sonë nr. 183/51 prot., datë 08.05.2025, nëpërmjet të cilës konfirmohet se pasaporta me nr. 1068376/98 figuron në grupin e pasaportave të lëshuar më datë 16.06.1998 nga Drejtoria e Policisë Qarku Fier. Formularët e praktikave të këtyre pasaportave janë asgjësuar pas kalimit të afatit 5 vjeçar.