VIDEO/ Që 25 vite i lë qytetarët pa ujë, Imri Ahmeti iu ikë përgjegjësive, në fushata me premtime boshe
Ky zotëri është Imri Ahmeti, kryetar i Komunës së Lipjanit,rreth 20 km nga kryeqyteti Prishtinë, dhe diskutimi që po mban i përket vitit 2013, kur ai ishte kandidat për kryetar, ende i pa zgjedhur nga qytetarët.
Për ta bërë më konkrete, ai po flet për përgjegjësitë e komunës për mbarëvjtjen e Ujësjellësit, deklaratë të cilën po vetë e kundërshton 12 vite më pas. Tani le të kthehemi tek problemi që na solli në fshatin Janjevë të kësaj komune, për të takuar banorët e këtushëm.
“Shikoni, se Janjeva ujë s’ka, na e kem bunarin tonë, ata ujë s’kanë! Shkaku i ujit i kanë lënë shtëpiat shpraz e kanë shkuar në Lipjan
Pa ujë katastrof është, krejt janë shku në Lipjan, unë s’kam ku me shku, mua 500 euro po me vjen (nuk kuptohet) s’kam ku me shku edhe ujë s’ka. Qe disa vjet s’ka ujë! “
Për të përballuar mungesën e ujit, thuajse të gjithë banorët kanë gjetur mënyra alternative, njëkohësisht edhe primitive...Puset e hapura gjithandej në të gjithë fshatin. Por edhe kjo zgjidhje është e cunguar, sepse uji i puseve nuk është i pijshëm dhe përdoret vetëm për të larë rrobat dhe për higjenën personale.
Në realitet, katër vite më parë, në prag të zgjedhjeve të radhës, kryetari Ahmeti i siguroi publikisht banorët se problemi i ujit për Janjevën kishte marrë fund.Por fatkeqësisht kjo ishte një gënjeshtër... E radhës...
Sepse edhe në katër vitet e mëpasme, pas kësaj deklarate, asgje nuk ndryshoi për komunitetin prej 1400 banorësh të këtij fshati, të cilët vazhdojnë të vuajnë pasojat e një keqmenaxhimi prej më shumë se 12 vitesh.
Sepse situatë të ngjashme ka edhe në 14 fshatra të tjerë të komunës Lipjan. Sicc është rasti i fshatit Kraishtë, ku fjala ujësjellës është diccka krejt e panjohur.
Fushatat shkojnë dhe vijnë, e banorët vazhdojnë të qëndrojnë pa ujë.
Dhe për këtë përgjegjësia është tërësisht e një individi
Tërësisht në kontradiktë të plotë me ccfarë ka thënë në nisje të mandatit... Duket se pushteti ia ka ndryshuar idetë për menaxhimin e ujësjellësit.
Për disa herë me radhë kryetari Ahmeti na ka akuzuar si gazetarë të porositur dhe të paguar.... Me sa shihet metodat që ai i ka të zakonshme, kujton se janë edhe praktikë e punës tonë.
Por sidoqoftë, qëllimi i kësaj përballjeje me të është krejt i ndryshëm dhe ka të bëjë me mirëqenien e komunitetit që ai duhej të përfaqësonte. Gjë që me sa duket nuk e ka bërë asnjëherë në këto vite...
Kryetari Imri Ahmeti nuk na dha asnjë përgjigje për situatën e krijuar në këto vite... madje na akuzoi si të shitur... Prandaj, banorë të Lipjanit, mos prisni kurrë zgjidhje nga të tillë njerëz.