Kalaja: Skenar i strukturuar për të shpëtuar Irena Gjokën! Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë është pjesë e pazarit politik
Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, thotë se nga institucionet e drejtësisë është krijuar një skemë e mirëfilltë për të amnistuar gjyqtaren Irena Gjoka ose siç e quan ajo, Irena me shumë mbiemra.
E ftuar në një intervistë në SYRI TV, Kalaja tha se PD ka ngritur zyrtarisht shqetësimin që në prill të vitit 2024, duke kërkuar një hetim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme, por institucionet kanë treguar mungesë vullneti dhe përgjegjësie. Kalaja theksoi se PD ka depozituar kallëzime penale në SPAK, ka bërë kërkesa në ILD dhe Prokurori, por edhe pas publikimeve të mediave ndërkombëtare mbi çështjen, reagimi ka qenë minimal.
Adriana Kalaja: Siç e kemi diskutuar, që prej prillit të vitit 2024, PD i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme pasi është institucioni që bën verifikimin e thelluar për subjekte të nivelit të Irenës me disa mbiemra dhe një verifikim që lë shumë për të dëshiruar. Pa filluar këtu të them se kush e ka fajin apo kush e ka bërë qëllimisht për të amnistuar Irena Gjokën, por këtë iniciativë unë e rifillova edhe njëherë në dhjetor të 2024. Pra e riiniciova në dhjetor të vitit 2024, pasi jo vetëm që ne nuk shikonim asnjë reagim nga institucionet ligjzbatuese, të cilët e kanë detyrimin që këtë hetim të thelluar ta bëjnë edhe njëherë edhe kryesisht, aq më që ne kishim bërë edhe një kërkesë të caktuar, aq më shumë pa arritur tek momenti i zotit Berisha, në mediat vendase u publikua lajmi i cili erdhi thjesht si lajmi i mediave më prestigjioze greke.
Në këtë kuadër, unë mendoj që publikimi në mënyrë vijuese që ne u kemi bëtë këtyre ngjarjeve penale të konsumuara nga kjo gjyqtare. Mënyra sesi ne e kemi avancuar kërkesën tonë, pra, duke bërë kallëzim penal në SPAK, duke bërë kërkesë në Inspektoriatin e Lartë të drejtësisë për hetim, duke bërë edhe kërkesën në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka tagrin ti drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, ashtu sikundër edhe ILD, për pezullimin e përkohshëm deri në verifikimin përfundimtar të figurës së kësaj gjyqtareje dhe më pas në shkarkimin e saj.
Gjatë gjithë këtyre komunikimeve kemi parë që së pari Prokuroria e Përgjithshme arriti në shkresën e datës 24 prill 2025, shumë pak para zgjedhjeve, na kërkonte ne si PD, informacion për Irenën me disa mbiemra.
Por çfarë rezultoi?
Rezultoi që komunikimi që kishte Prokuroria e Përgjithshme dhe kjo ka shumë rëndësi në interes të publikut...me ministrinë e Drejtësisë që në këtë periudhë përfaqësohej nga Ulsiu i dosjes ‘184’ ishte që, ishte një skenë e mirëfilltë kriminale për të amnistuar Irena Gjokën.