Deputetja e PS, Sara Mile nuk di as të votojë, Fadil Nasufi e instrukton për ‘pro’-në ndaj Peleshit
Deputetja e PS, e akuzuar nga opozita si lidhje e drejtëpërdrejtë e grupit kriminal të Elbasanit, Sara Mile, e cila siguroi mbi 21 mijë vota në farsën e 11 majit, nuk di as të votojë.
Nga një video e shkëputur nga votimi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjen e drejtuesit, Fadil Nasufi e instrukton se si të votojë ‘pro’ emrit të propozuar nga mazhoranca socialiste, Niko Peleshi, për drejtues të Kuvendit të Shqipërisë.
Edhe njëherë tjetër, kuptohet se Edi Rama e ka kthyer tempullin e demokracisë, Parlamentin e Shqipërisë, në një sallë pa vlerë, ku deputetë anonim dhe të lidhur me grupet kriminale, shkojnë për të mësuar ‘abc’-në e politikës dhe jo për të përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve shqiptarë.