FOTO/ Rubin Kazan e bën pjesë të klubit, ‘prezanton’... Dua Lipën

Rusët e Rubin Kazanit duket se nuk ndahen dot nga shqiptarët. Pas gjithë lojtarëve kuqezi që kanë kaluar në klubin e tyre, këtë herë kanë “firmosur” edhe me Dua Lipën!

Nuk bëhet fjalë për transferim të bujshëm në fushë, por për një postim simbolik në rrjetet sociale, ku këngëtarja shqiptare me famë botërore u prezantua si “blerja” më e re e klubit.

Tifozët e morën me sportivitet, duke e kthyer rrjetin në një festival batutash.

Te klubi i Rubin Kazanit janë ndjerë krenarë që një artiste me famë botërore si Dua Lipa ka veshur fanellën e skuadrës së tyre.