Opozita bojkotoi votimin/ PS zgjedh Niko Peleshin si Kryetar Kuvendi
Pas konstituimit të Kuvendit të Shqipërisë me deputetët e zgjedhur në 11 maj, agjenda ka vijuar me zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Edhe pse opozita nuk mori pjesë në votim pasi e kundërshtoi dhe e akuzoi për lidhje me korrupsioni, mazhoranca ka zgjedhur Niko Peleshin si Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota ‘pro’ dhe 3 'kundër'.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar ashpër procesin e zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit nga shumica qeverisëse, që është Niko Peleshi.
Bardhi e cilëson propozimin si një akt të mungesës totale të legjitimitetit, ndërsa theksoi se vendosja e një figure të afërt me Klodian Zoton në postin e dytë më të lartë të shtetit është baraz me ngritjen e një simboli të korrupsionit institucional.