Balliu publikon foton Peleshi - Zoto: Simboli i kapjes së shtetit nga korrupsioni
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka publikuar në Facebook një foto të Niko Peleshit dhe biznesmenit të inceneratorëve, Klodian Zoto. Postimi i tij vjen pak pasi Partia Socialiste propozoi Peleshin për postin e kryetarit të Kuvendit.
Klodian Zoto, i konsideruar si një nga figurat më të errëta të aferës së inceneratorëve ku u zhdukën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ka qenë i lidhur ngushtë me kupolën e qeverisë. Sipas hetimeve, ai paguante udhëtime, hotele dhe biznese për zyrtarë të lartë, duke blerë ndikim e favore.
Përmes kompanive të tij, Zoto shpërndau miliona në kontrata fiktive, ndërsa fondet publike përfundonin në rrjete klienteliste të pushtetit. Autoritetet shqiptare dhe italiane kanë dokumentuar lidhjet e tij deri me organizatën mafioze ’Ndrangheta, duke e shndërruar aferën e inceneratorëve në një skemë tipike mafioze.
“Klodian Zoto, njeriu i inceneratorëve, sot zgjidhet kryetar i Kuvendit. Simboli i kapjes së shtetit nga korrupsioni dhe krimi”, – shkruan Balliu në mbishkrimin e fotos.
Postimi i plotë: