Zgjedhja e kreut të Kuvendit/ Bardhi: Akt i turpshëm! Në krye po vendosni mikun e Klodian Zotos...
Nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit nga shumica qeverisëse, që është Niko Peleshi.
Bardhi e cilëson propozimin si një akt të mungesës totale të legjitimitetit, ndërsa theksoi se vendosja e një figure të afërt me Klodian Zoton në postin e dytë më të lartë të shtetit është baraz me ngritjen e një simboli të korrupsionit institucional.
Gazment Bardhi: Zoti drejtues i seancës, për grupin parlamentar të PD dhe opozitën, kjo shumicë nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, aq më tepër që emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër dy të shtetit shqiptar, Klodian Zoton.
Sesi mund të vësh mikun e Klodian Zotos, si të vësh vetë Klodian Zoton, është njëlloj dhe me këtë propozim që ju po bëni, thjesht po na tregoni që filozofia juaj e vetme e qeverisjes është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj dhe ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces, vazhdoni...