Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit, ja kush e zëvendëson

Kryetari i Partisë SocialDemokrate Tom Doshi ka hequr dorë nga mandati i deputetit, të fituar në Shkodër.

Gjatë leximit të raportit të komisionit të mandateve, deputetja Milva Ikonomi është shprehur se, janë depozituar dy kërkesa për heqje dorë nga mandati.

Kërkesa e parë është bërë nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

Të dy janë zgjedhur në qarkun e Shkodrës.

Vendet e lëna bosh në listën e PSD-së, i merr Osman Tata dhe Bledar Mezini.