SYRI TV/ Vr*sje apo aksident, neglizhenca e shtetit i merr jetën Kaloshit
Këto janë pamjet e siguruara nga Syri Tv ku babai i tre fëmijëve duket se prek me dorë një shtyllë elektrike të ndriçimit të rrugës ku ka pasur kabuj të zhveshur, të cilët për pasojë kanë shkaktuar vdekjen e 43-vjeçarit. Bardhyl Kaloshi pasi prek shtyllën e energjisë elektrike, qëndron për disa sekonda afer shtylles dhe më pas bie në tokë.
Kalimtarë të rastit tentojnë t’i afrohen 43-vjeçarit, por largohen menjëherë për shkak të frikës me kontaktin me energjinë elektrike. Banorë të zonës por edhe pronarë të dyqanit shprehen se e kanë lajmëruar OSHEE me shumë se dy herë, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Në fakt humbja e jetës së babait të 3 fëmijëve është vrasje e shkaktuar nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e autoriteteve. Policia e Durrës në njoftimin për shtyp dërguar ditën e ngjarjes me 11 shtator, sqaron se 43 vjecari ka rënë në kontak me rrymen elektrike dhe ka humbur jeten, teksa ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje te rendë.
Për të verifikuar përgjegjesinë e OSHEE, apo edhe të bashkisë së Durrësit ndërmarrja e rrugëve. Asnjë nga këto institucione nuk ka marrë masa konkrete për sistemimin e shtyllës së tensioni. Ka qenë neglizhenca e shteti qe i mori jeten 43 vjecarit, babait te tre femijeve.