SYRI TV/ Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Çashku: Shohim botën që rrezikon të armatoset...

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut njeh këtë vit edicionin e 20-të. Organizimi sjell në Tiranë 36 filma të përzgjedhur nga mbi 3400 aplikime, me temën “Të Drejtat e Njeriut në Epokën Digjitale”. Drejtori ekzekutiv i festivalit, Kujtim Çashku, e sheh programin si një “Kullë Babeli” tematike, që fton publikun të reflektojë mbi sfidat globale të kohës sonë.

Syri tv

Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut zhvillohet këtë vit me temën “Të Drejtat e Njeriut në Epokën Digjitale”. Nga më shumë se 3400 filma të ardhur nga e gjithë bota, janë përzgjedhur 36 dokumentarë, filma artistikë dhe animacione, që sjellin histori të fuqishme mbi shkeljet e të drejtave të njeriut, konfliktet dhe sfidat e kohës sonë.

Filmat e përzgjedhur do të kenë premierën e tyre në Shqipëri dhe do të shfaqen vetëm një herë gjatë festivalit, duke ofruar për publikun një mundësi për të parë rrëfime tronditëse e domethënëse për të drejtat e njeriut në botën moderne.