EMRAT/ Arrestohet në Durrës 50-vjeçari, në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike
Në Durrës është ndaluar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shtetasi me iniciale Nerim Taci , i njohur edhe me emrin Alias Klosi, banues në Gjormë të Kurbinit, ishte në kërkim që prej vitit 2022, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai është ndaluar pas lokalizimit dhe identifikimit të vendndodhjes së tij. Procedurat e mëtejshme ligjore do të ndiqen në bashkëpunim me autoritetet përkatëse në Mat.
Njoftimi:
Durrës
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:
N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.