Babai i 3 fëmijëve u vra nga papërgjegjshëria e shtetit! Momenti kur 43 vjeçari ra në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar! Shikoni pamjet

Syri Tv siguron videon e 43 vjeçarit i cili humbi jetën paraditen e djeshme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po kalonte në rrugë, e cila ishte e përmbytur nga uji.

 Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr. 6 pranë stadiumit në Durrës.

Nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, babai i tre fëmijëve duket se prek me dorë një shtyllë elektrike të ndriçimit të rrugës ku në brendësi të saj ka pasur kabuj të zhveshur, të cilët për pasojë kanë shkaktuar vdekjen e 43-vjeçarit.

Bardhyl Kaloshi bie në tokë pas kontaktit me rrymën ndërsa kalimtarë të rastit tentojnë t’i afrohen 43-vjeçarit, por largohen menjëherë për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Në fakt humbja e jetës së babait të 3 fëmijëve është vrasje e shkaktuar nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e autoriteteve.

Biznese pranë zonës u shprehën jashtë kamerave se prej një jave kishin raportuar rrezikun që mbarte shtylla e dëmtuar, por askush nuk është kujdesur për të. Ndërsa mëngjesin e 11 shtatorit i mori jetën 43 vjeçarit duke lënë 3 fëmijët jetimë.