Beqiraj ironizon Ramën: Kryeministri krijon varësi nga Diella! Ajo vendos për ministrat
Zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ironizon ashpër lidhjen e Kryeministrit Rama me “ministreshën” e re të krijuar nga inteligjenca artificiale.
Përmes një postimi sarkastik, Beqiraj shkruan se Rama jo vetëm që konsultohet me Diellën për kundërshtarët politikë, por edhe për fatin e ministrave të larguar nga qeveria.
Ajo e përshkruan këtë varësi si një degradim të plotë të funksionimit institucional, ku Diella merr rolin e këshilltares supreme.
Nderkohe ka krijuar dhe nje bashkwbisedim
Bashkëbisedimi i parë i ministres DIELLA me Kryeministrin !
KRYEMINISTRI -Diellë për shqiptarët që nuk prodhojë asgjë aq me pak teknologji, idea e një ministre robot , është shumë popullore me votuesit. U jep atyre mundësinë të besojnë se kjo është mënyra për të ndaluar shpërdorimin e parave publike, pasi unë i kam siguruar ata që ti je e pakorruptueshme .
DIELLA- edhe pse paraqitem nga ju si “e pakorruptueshme”, në praktikë unë nuk veproj vetë ! Unë jam një sistem teknologjik i projektuar dhe i drejtuar nga njerëz. Kjo do të thotë që ekipi që më programon, mirëmban dhe menaxhon mund të abuzojë në disa mënyra, nëse mungon kontrolli .
KRYEMINISTRI - e di Diellë por kjo eshtë motoja ime: sa më pak që kam ndërmend të bëj diçka, aq më shumë duhet të vazhdojë të flasë për të.
Qe te sigurohem që je programuar siç unë kam kërkuar, Diellë a mund të më thuash parimet ku mbështetet vizioni im , pra algoritmi yt në administrimin e tenderëve ?
DIELLA - E para, duhet më shumë kohë për ti bërë gjërat shpejt; e dyta, është e nevojshme që gjerat që kushtojnë pak t'i bësh tepër të kushtueshme ; edhe e treta, është më demokratike t'i bësh ato fshehurazi.
KRYEMINISTRI - Për fat të mirë, Diellë, të treja funksionojnë për bukuri sepse shumica e shqiptarëve janë aq të paaftë sa do të kishin vështirësi të madhe për të zbuluar se sot është e enjte.
DIELLA - Në fakt është e premte.
Postimi:
Kryeministri krijon varësi nga Diella !
Përveçse siç shprehet vet që e pyeti Diellën "sesi i behët me kundështarët" Kryeministi e pyeti atë edhe për ministrat e ikur nga qeveria .
Kryeministri - Diellë si mund të ndihen Muzhaqi, Denaj ,Manja që nuk jane me pjesë e Qeverisë por vetëm të Parlamentit?
Diella - Si të kalosh nga kafshët tek perimet.