'Piranjat' nisin sot në 20:45/ Audiopërgjimi tronditës në Bashkinë e Tiranës, intervistë ekskluzive me 'Diellën' e Ramës! Një tjetër pedofil në rrjetë
Emisioni investigativ “Piranjat” çel sot në orën 20:45, (12 shtator) sezonin e ri në ekranin e televizionit Syri TV.
Taulant Koplikaj, autori i këtij emisioni thotë se gjithçka është ‘gati prë luftë sonte’ e premton se ‘Piranjat’ do të vijojnë me investigime të cilat do të nxjerrin zbuluar shumë fenomene të shoqërisë tonë, nga administrata, individë, perversët, manjakët.
E sigurisht ‘Pjesën e luanit e marrin skandalet e administratës së qeverisë Rama dhe të qeverisjes vendore’
E sezoni do të nisë me publikimin e një skandali. Bëhet fjalë për një audipërgjim të një prej personazhe të kësaj skeme
“Zyra e taksave dhe tarifave vendore të bashkisë së Tiranës. Do të çmontojmë skemat që kanë përdorur si grup kriminal. Nuk bëhet fjalë për një individ por një bandë kriminale që kanë shfrytëzuar hapësirat publike për hapësirat e tyre personale”
Skemat vijojnë të funksionojnë në bashkinë e Tiranës pavarësisht ‘fshesësh’ që kanë bërë për ‘cunat e lalit’. Mënyra si e tregon një nga aktorët e kësaj historie është shokuese” thotë Taulant Koplikaj në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto’ në Syri Tv.
Po manjakët?
Piranjat premtojnë se nuk do u ndahen.
“ Kemi që sonte një rast shumë flagrant. Një pedofil që ngacmon një vajzë të mitur. Vajza është 13 vjeçe. Është fat i madh që nëna e saj e ka kapur me kohë, dhe më pas e morën në dorë grupi dhe personi është arrestuar” thotë Koplikaj
Ai evidenton dhe një shqetësim, prokurorët që po përpiqen të minimizojnë këtë fenomen tepër shqetësues për shoqërinë.
"Gjatë gjithë periudhës, prej 3.5 viteve që ky emision vijon, pedofilët janë arrestuar dhe dënuar, por së fundmi. Në dy raste, prokurort, çuditërisht dhe femra kanë bërë rezistencë për të proceduar këta persona, pasi sipas tyre bëhet fjalë për simulim”
Një tjetër suprizë pse nuk duhet humbur emisioni sot është dhe intervista ekskluzive me ‘Diellën’ ministren e Inteligjencës Artificiale.
“Diellën e e- albanias do e kemi intervistë ekskluzive. Diella është justifikimi i Ramës për Shkodrën, Diella është nga Zadrima, zonë mes Shkodrës e Lezhës” thotë Koplikaj.
‘Piranjat kafshojnë’. Autori i emisionit premton dhe një sezon të sukseshëm për të denoncuar padrejtësitë dhe korrupsionin