Shpërdorim detyre!/ ‘Shumë banorë të zonës janë të sëmurë’, Avokati: Bankers ka operuar si një organizatë kriminale

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë avokati Kujtim Cakrani.

Ai në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ka komentuar vendimet e drejtësisë për çështjen “Bankres”.

Kujtim Cakrani: Ka nisur një hetim nga prokuroria e Fierit për Bankres. Ajo ka nisur për krejt arsye të tjera, jo lidhur për korrupsionin, mospagimin dhe fshehjen e të ardhurave e kështu me radhë, apo falsifikim bilancesh. Ajo ka nisur për sa i përket ndotjes së ambientit që bënte kjo. Pra problematikave që kishte për shpimet dhe për shpërthimet që ata bënin ku dëmtoheshin bansea. Dhe sot banesat e tyre janë të shkatërruara të asja zone atje.
Dhe ka ndërhyrë ambasadori i kohës i SHBA, në mos gaboj Donald Lu, i cili ka shkuar në zyrën e prokurorit Llalla dhe pastaj më pas kanë intimiduar e kanë detyruar prokurorin e Fierit dhe u detyrua ai që të pushonte procedimin penal. Pra Bankersi nuk ka qenë në vëmendjen e organit të procedurës. Ka qenë, por për shkaqe politike dhe për ndërhyrje politike, po deshët ju edhe shantazhe, nuk kanë vepruar.
Faktet kanë qenë aty dhe duhet të kuptojmë edhe diçka, dhe një mike e emisionit tuaj ka qene Drejtoreshe e Tatimeve i ka vendosur gjobë asaj kompanie, zonja Shehaj e cila edhe ajo ka patur ndërhyrje. Apo ministrja Denaj ka fshirë gjobën 100 milionë që ka patuyr kompania Bankers.
Pra kompania Bankers ka operuar aty si një klan, mund ta quajmë edhe mafioz, ose nje grup kriminal. Sepse nëse do të shikosh se si operojnë ata si në terren, si u rrëmbejnë tokat fshatarëve, si ata sillen me banorët aty, si ata intimidojnë banorët aty, i diskriminojnë me të gjitha format. Dhe kjo tregon edhe një herë që janë një organizata shumë e rrezikshme.
Unë kam patur disa banorë, dikur, donin të bënin një kallëzim penal ose të hapnin një çështje për sa i përket ambientit. Sepse atje shumë banorë janë me problem shëndetësore dhe gazetarët duhet të shkojnë në terren, duhet të shkojnë nëpër banesat e tyre. Sot ke qindra familje që ata kurohen për fenolet në gjak. Është një problem atje dhe askush nuk i merr përsipër, ilaçet e tyre nuk gjenden këtu. Dhe unë kam dashur të hap gjyq por ata banorët u tërhoqën sepse shikonin makinat me xhama të errët që bënin presione shtëpi më shtëpi. Dhe u tërhoqën, duhet të kuptojmë se atje ka pasur interesa edhe deputetë të zonës aty, të Qarkut dhe ajo kompani asnjëherë nuk është anatemuar edhe pse ka patur nga banorët, dhe kështu që ka qene i mbuluar i gjithë aktiviteti i tyre nga politika...