Çelet legjislatura e XI e Kuvendit, Berisha:Të votosh Niko Peleshin si kryetar parlamenti, është si të votosh Kapuranin dhe bandën e tij në Korçë

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se PD nuk do të votojë Niko Peleshin për postin e kryetarit të Kuvendit.

Absolutisht jo. Të votosh Niko Peleshin aty, është dhjetë herë më mirë se të votosh Kapuranin, apo bandën e tij në Korçë. Kategorikisht jo. Më mirë të vinte ai se, ai të paktën është i sinqertë, jeton si bandit. Kurse ky është bandit me post kryetar parlamenti. Në asnjë mënyrë.”

Për Berishën ky parlament është jolegjitim dhe se fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe tërheqje

"Ky parlament është jolegjitim, ky është parlamenti i karteleve të drogës, ky është parlamenti i miliarda eurove të vjedhura të shqiptarëve, ky është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë, të farsës elektorale" 

Lexo dhe: Berisha: Ky parlament është jolegjitim, fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe tërheqje