‘Balluku, interlokutorja e investitorëve arabëve’/ ‘Rama 4’, Burimi: S’mund ta rikonfirmosh, ka një mal me akuza!
Gazetari Genc Burimi, teksa ka komentuar kabinetin e ri qeverisës ‘Rama 4’, u shpreh se ajo që duhej parë me shqetësim është mbajtja në pushtet e Belinda Ballukut dhe zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, një provokim siç e konsideroi ai për opozitën.
Në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Burimi tha se nuk mund të rikonfirmosh në qeveri, një personazh si Balluku, e cila është atakuar me akuza tejet të rënda nga opozita për korrupsion dhe lidhje të ngushta me sheikët arabë, teksa iu referua investimeve faranike në Portin e Durrësit dhe ndërtimin e porti të ri, në Porto Romano.
Sipas Burimit, hyrja në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë objektiv, sa kohë që ti si qeveri nuk ke mjaftueshëm ekonomi për të zhvilluar vendin. Zgjatjen e dorën të bashkëpunimit ndaj opozitës nga ana e Ramës, gazetari Burimi e sheh si të diktuar nga BE.
Është djallëzor Rama, e ka arritur aty ku është, s’është kollaj në Shqipëri. Kjo ishte një tapë që duhej shfryrë, këdo që do kishte emëruar në qeveri sërish do komentohej. Lajmi për zgjedhjet në Tiranë, i hedh një bombë opozitës.
Mbajtja në qeveri e Ballukut, kishte një sërë akuzash, edhe nga një paqësor i moderuar në PD, Gazment Bardhi. Me këtë mal me akuza korrupsioni, mbajtja e saj në qeveri në të njëjtin post, dhe Kumbaron e mban sepse e ka mikeshë. Kësaj zonje, Ballukun e lë aty ku është. Është influencë e huaj, në momentin kur ne sot po mundoheshim të lexonim këtë administratë merr thirrjen e Dumanit në SHBA, dhe thirrjen e ambasadës amerikane, kujtonim se më në fund po zgjoheshin. Ti e le sërish Ballukun. Ajo është interlokutorja e fuqive arabe që kanë investuar në Shqipëri, që kanë marrë pronat e shqiptarëve, po flas për portin faranik, Porto Romano, dhe Ballukun e ke aty. Rama mos i ka gjetur sërish pipzat me ndërkombëtarët.
Injoranca, ai e shpalosi dje. Dje kur u bë kryeministër vazhdonte me diskurin e Ballës në fushatë me familje në burg. Në burg s’të çon ekzekutivi, po gjyqësori i pavarur. Me një injorancë absolute, një kryeministër po tregonte se si do të organizohej Kuvendi, si institucion i pavarur.
Një moment revanshi pa frena i Ramës, ky është i frikshëm. Kur shikon si po tundet nga themelet, miku i tij, Vuçiç. Revansh i madh, ky lëmsh i zjarrtë që i hedh në prehër opozitës për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, ti ende s’ke zgjidhur. Shqipëria është kazuz unik në Evropë për zgjedhjet. Administrohen nga një administratë partiake e duhen jave të tëra për t’u shpallur. Edhe në këto kushte kur ke një të sëmurë me diagnoza të frikshme, ti kërkon ta fusësh sërish në sallë me këto diagnoza, me zgjedhjet në Tiranë?!
Hyrja në BE s’mund të jetë objektiv, vendet e Evropës s’kanë rritje ekonomike. Shpenzimet rriten, dhe vendi varfërohet. Dje s’dëgjova fare ekonomi, në Shqipëri s’ka debat ekonomik. Nga do vijë në Shqipëri pasuria ekonomike, këtu duhet debati e jo të hysh në Evropë. Në Evropë ke vende të varfra, s’është objektivi ky në Evropë.
Qarkullimi i lirë u arrit më 2011, problemi është si të mbash shqiptarët. Ti sot kërkon para për një parlament të ri, ndërsa Evropa po gjen iniciativa për të mbajtur të rinjtë. Ulje e numti të deputetëve të parlamentit. Emërimi i Niko Peleshit, respekto një procedurë. Krijimi i komisioneve, me kaq përbërje, s’e ka ekzekutivi. Shpresa është bashkëpunimi me opozitën, sepse këtë e bën i diktuar nga Evropa. S’mund të avancojë në integrim, nëse s’ka bashkëpunimin e opozitës, kur s’është i motivuar.