Teliti: PD është gati për zgjedhjet në Tiranë, ka 4 muaj që kërkon shkarkimin e Veliajt
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se PD-ja do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, sepse, sipas tij, ka 4 muaj që kërkon zgjedhjet që janë vonuar nga arroganca e qeverisë.
“Opozita do të shkojë në zgjedhje, kur të dekretohen nga Presidenti. I kemi kërkuar ne prej katër muajsh zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Vonohen nga arroganca e qeverisë. Afati 3 mujor u plotësua që në maj, që në atë moment duhej plotësuar dhe hapur rrugë zgjedhjet.
PD është gati për zgjedhje. Nëse pastaj me zgjedhje, quajmë si normale, përdorim e administratës, 5D, e me rradhë… Por ne jemi gati për zgjedhje.
Ne kemi kërkuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me argumentin që deri në tre muaj mund të delegojë dhe kur nuk është prezent në detyrë, duhet të largohet”, tha Teliti.