Përmbytja e ‘Velierës’, Musai: Drejtësia duhet ti çojë projektues, financues e ndërtues në qeli

Pas përmbytjes së zonës pranë projektit ‘Veliera’ në Durrës, si pasojë e reshjeve të dendura të mëngjesit, reagimet kanë qenë të shumta.

Në një reagim të tij Engjëll Musai, ngre akuza për mungesë përgjegjësie institucionale dhe zbatimi të dobët të projektit.

‘Ai momenti kur drejtësia e re duhej të merrte dosjen e projektit, me projektues, ndërtues, financues, kolaudues, mirëmbajtës – dhe ta çonte atje ku ka çuar kundërshtarët politik të Pashait…’, shkruan Musai në një reagim të publikuar në rrjete sociale.

Projekti ‘Veliera’ në Durrës, që ka qenë shpesh në qendër të debatit publik dhe është denoncuar nga opozita. Ky projekt është simbol i shkatërrimit të kulturës, mungesës së transparencës dhe llogaridhënies për fondet publike dhe sigurinë urbane.

Përmbyrja e sotme ka rikthyer edhe një herë në vëmendje problematikat e infrastrukturës urbane në qytetin bregdetar dhe përgjegjësinë e institucioneve për menaxhimin dhe zbatimin e projekteve madhore në qytet.