Vrasja e Charlie Kirk, Këlliçi: Ishte një luftëtar i palodhur për vlerat tradicionale, lirinë dhe besimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me vrasjen e aktivistit republikan dhe konservatorit të njohur amerikan, Charlie Kirk.

Me një shënim të tij, Këlliçi shkruan se, ai nuk ishte ‘vetëm themelues i ‘Turning Point USA’, por një luftëtar i palodhur për vlerat tradicionale, për lirinë, për besimin dhe për Amerikën që ai e deshi me gjithë shpirt’.

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

Konservatorizmi amerikan dhe bota humbi një zë të fuqishëm, atë të Charlie Kirk!

Ai nuk ishte vetëm themelues i ‘Turning Point USA’, por një luftëtar i palodhur për vlerat tradicionale, për lirinë, për besimin dhe për Amerikën që ai e deshi me gjithë shpirt.

Charlie Kirk jetoi dhe punoi me misionin e qartë se askush nuk duhet të ketë frikë të thotë të vërtetën, të mbrojë familjen, fenë dhe kombin e tij. Zëri i tij do të mungojë, por mesazhi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përherë!

Ndërkohë jam i bindur se kushdo që ka kryer këtë akt tragjik, meriton ndëshkimin maksimal!

Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që ishin bashkëudhëtarë në misionin e tij.

RIP Charlie Kirk