‘Charlie Kirk, zëri konservator që u shua mes kampuseve amerikane’/ Braho: Një akt terrorist që ndez debatet për lirinë e fjalës
E ftuar në një intervistë në Syri TV, gazetarja Alisa Braho, solli një reflektim mbi jetën dhe vdekjen tragjike të Charlie Kirk, një nga figurat më të njohura të konservatorizmit amerikan dhe themelues i një prej think tank-eve më të mëdha në SHBA. I njohur për fjalimet e tij në kampuset universitare dhe për përpjekjet për të sfiduar ideologjinë progresive, Kirk u bë një figurë polarizuese në debatin publik amerikan.
Por, ajo që e bën humbjen e tij edhe më dramatike është mënyra se si u shua, sipas Brahos, në një akt të pastër terrorist, gjatë një dialogu paqësor me studentë. Vrasja e tij ka rikthyer në qendër të debatit lirinë e fjalës në universitetet amerikane dhe efektet e radikalizmit politik.
Alisa Braho: Charlie Kirk ishte një aktivist konservator por patjetër edhe i krishterë njëkohësisht. Një nga thinj-tanke më të mëdha në Amerikë të ngritur prej tij, me mbi 1500 punonjës, me miliona ndjekës. Shkonte në kampuset universitare dhe përpiqej të çonte përpara idetë e tij konservatore që shumë shpesh inflamonin opinionin publik.
Charlie Kirk ndër të tjera ishte gjithashtu edhe babai i dy fëmijëve dhe gruaja e tij ishte prezente...Ai jo thjesht u vra, por u vra në një akt terrorist sepse të godasësh një njeri që është duke debatuar, një njeri që është duke biseduar me studentët e kampuseve amerikane paqësisht, është një akt terrorist.
Është fatkeqësi...Nuk mendoj se do të jetë i fundit, mendoj se do të prodhojë me mijëra të tjerë si ai sepse ky është efekti historik si gjithmonë.
Arsyeja pse ai vendosi vite më parë të hynte në kampuset universitare, është sepse vuri re që përgjatë kohës që vetë studionte, sa e vështirë ishte të dialogoje. Arriti një moment që ndjeshmëria emocionale brenda universiteteve filloi të sakrifikonte neutralitetin akademik, ku u detyruan profesorët të bëjnë kujdes sesi të drejtohen, sesi të flasin.