'Lubi Tuneli, Korba e Covid-it', Berisha: Rama po sakrifikon Veliajn për të mbuluar dështimin e kabinetit më të korruptuar në histori
Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se qëllimi i Edi Ramës për të shpallur kandidaturën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës është një përpjekje e pastër për të spostuar vëmendjen publike nga skandali i kabinetit të ri qeveritar, që ai e cilësoi si më të dobëtin dhe më të korruptuarin në historinë e vendit.
Berisha theksoi se PD ka kandidatura të denja për Tiranën dhe se qytetarët nuk do të mashtrohen nga lojërat e Ramës me “kokën” e Veliajt. Sipas tij, tentativa për të mbuluar aferat dhe bashkëpunimet e qeverisë me kartelet e drogës përmes lëvizjeve elektorale nuk do të funksionojë.
Duke përmendur emra konkretë si Ilir Alimehmeti, Berisha nënvizoi se opozita ka alternativa reale dhe personalitete të besueshme për kryeqytetin, ndërsa akuzoi kryeministrin se po përdor Veliaj dhe të tjerë si "mish për top" për të shmangur përballjen me përgjegjësinë e dështimeve dhe korrupsionit të tij personal dhe të kabinetit të tij të ri.
Pjesë nga deklarata:
Finalizimi i ngrënies së kokës së Erion Veliajt nga Edi Rama...
Pyetja parë që më drejton mua sot, do të përjigjem edhe për këtë, por sot unë do bëj një komunikatë. E kisha fjalën se me një gjë të tillë mos ta lejojme Edi Ramën të mbulojë aktet e tij makbethiane. Këtu e kam fjalën, por unë të përgjigjem nuk e kam problem.
Gazetarët: A keni një emër z.Berisha për Bashkinë e Tiranës?
Sali Berisha: Emër… Ne kemi padiskutim kandidatura, por emër tani afër jo. Emrat do të dalin mbi bazën e procedurave.
Gazetarët: A do bëni primare?
Sali Berisha: Se çfarë do bëhet për këtë do vendosë partia. Shikoni ne jemi parti që vendosim në bazë të procedurave.
Gazetarët: A ju ja gjetur të papërgatitur Z.Rama me Ogerta Manastirliun?
Sali Berisha: Mos bëj shaka! Mos me këtë.... Po të vesh re kompozimin, cfare po përfundon aty? Shiko, mos më fusni të bëj analizë frojdiane, se unë do mbetem gjithnjë në rrafshin politik, se kështu më takon mua. Mua nuk më takon të futem në labirinthe të tjera. Ju gazetarët duhet të futeni në të gjitha këto. Si mund të më gjejë mua të befasuar?
Gazetarët: Z.Berisha a e keni të projektuar në mendje rivalin e znj.Manastirliu?
Sali Berisha: Unë mendoj se Partia Drmokratike ka figura, personalitete të shquara për t'i paraqitur qytetarëve të Tiranës që mishërojnë më së miri çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër përveçse "Korba e Covid-it".
Gazetarët: Z.Berisha a mund të ishte Ilir Alimehmeti kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës?
Sali Berisha: Po tani, a më shkon mua që të avancoj në këtë moment pa një diskutim po vetëm nga mendja ime? Kjo nuk ndodh, por Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i Partisë Demokratike, i denjë për t'u promovuar për shumë funksione.
Gazetarët: Z.Berisha, emri i kandidates për zgjedhjet e Bashkisë se Tiranës ju ka zënë pak në befasi?
Sali Berisha: Jo, jo. Tani, Ramaduro do të mbulojë me skupe mediatike atë palo kabinet që paraqiti, që është më i dobëti në historinë e këtij vendi. Filloni që nga Lubi Tuneli, pëfundoni te Kumbaro. A e dëgjuat Kumbaron? Gjirokastra, Spanja, Kumbaro.
Tani Rama, meqenëse ka paraqitur kabinetin më qesharak, më të dobët dhe më të korruptuar ndonjëherë, sepse të themi të vërtetën ka vjedhur Lefter Koka, por sa ka vjedhur Lubi Balluku, as dy qeveri sëbashku nuk bëhen sa ka vjedhur Rama me Lubinë. Ndaj dhe Rama për të larguar diskutimet nga kabineti, nga Lubia, nga Kumbaro, nga Pirro Vengu, etj etj me rradhë, kërkon tani ta spostojë tek zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, tek Veliaj, tek gjërat e konsumuara. Këto duhet t'i bëjë me të tjerët por jo tek unë. Nuk shkojnë këto me mua. Asnjëherë!
Gazetarët: Mos jeni të vonuar për emrat e kryetarëve të bashkisë?
Sali Berisha: Po si ndodhi vonimi, me orë?
Gazetarët: Cërriku është pa kryetar. Janë tri bashki. Ju e dinit që do kishte zgjedhje në Berat, Tepelenë dhe në Mat. Për këto tre bashki, a keni emra?
Sali Berisha: Kush tha se ne nuk kemi emra? Ne nga balta nuk do t'i nxjerrim.