Votimi për kreun e grupit të PD, Leskaj voton kundër

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, propozoi Gazment Bardhin si kreun e Grupit dhe pas votimit ai u konfirmua në detyrë .

Nënkryetar të Grupit u zgjodhën Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti.

Sekretare e Grupit Parlamentar, Elda Hoti

Ndërsa zëdhënëse e Grupit të PD do të jetë  Ledina Aliolli.

Gjatë votimit në mbledhjen e Grupit Parlamentar Bujar Leskaj ka votuar kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit si kreu i Grupit parlamentar demokrat.

Pas takimit ai deklaroi se “isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast”, tha Leskaj

I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.