Berisha: Pasardhësi i Dumanit do të jetë Kondili. Ligji antimafie nuk ekziston, është asgjësuar

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate të fortë politike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe manipulimin e procesit të emërimit të pasardhësit të Altin Dumanit në krye të SPAK.

Sipas Berishës, kandidati i parapëlqyer nga Rama është prokurori Kondili, dhe ky vendim është marrë pas një skeme të dirigjuar personalisht nga kreu i qeverisë, me mbështetje të verbër nga njerëzit e tij në sistem. Berisha denoncoi se SPAK është kthyer në një vegël të pushtetit për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur bosët e krimit dhe trafikantët e drogës.

Ai theksoi se ligji antimafia është asgjësuar në funksion të klientëve të qeverisë dhe denoncoi me emra konkretë rastet e shpërdorimit dhe të mbrojtjes së pasurive të krimit nga vetë qeveria.
Pjesë nga deklarata:

Tani, të nderuar zotërinj, lidhur me emërimin e pasardhësit të Dumanit, nuk mund të keni asnjë iluzion se do zgjedhë atë që ai do. Shikoni se çfarë bëri me zgjedhjen e parë, ua them unë tani, se nuk e kam nxjerrë ndonjëherë këtë, po e nxjerr sot.
Kur u bënë zgjedhjet e para, i thotë Erion Veliajt: Ti Erion, do mbështesësh Kondilin. I thotë Lubisë: Ti Lubi, do të mbështesësh Kondilin.
Vet me ndërkombëtarët, atyre u thoshte unë dua Altin Troplinin. Erioni, verbërisht e zbatoi. Po Erioni e kuptoi para se të ndodhë kjo, e kuptoi, por vonë. Kjo është absolute. Po të gjithë ata i ka emëruar ky, mos të kemi asnjë iluzion.
Urdhëro si veproi me Altin Troplinin.
I futi të dy këta, gjoja partia po punon për Kondilin, në fakt ky punonte Troplinin. Të njëjtën skemë do përdorë edhe ky, ja do jemi këtu.
Por, problemi ynë është ky, problemi ynë është shumë serioz. Së pari Skapi u përdor për të shtypur pluralizmin dhe për këtë janë dokumente ndërkombëtare që mbështesin qëndrimin tonë.
Së dyti, dokumentet zyrtare faktojnë se prokurorët e Skapit kanë bashkëpunuar gjatë periudhës së tyre në Skap me krimin. Dokumentet, nuk i fshehim ne ato. Nuk tërhiqemi prej tyre.
Ne, do të donim  me kënaqësinë më të madhe një organ akuze të përgjegjshëm para ligjit, padiskutim. Por jo, një organ akuze që informon 2/3 e bosëve të drogës dhe të organizatave kriminale, më shumë se 2/3, absolutisht më shumë, 80 përqind të tyre. 250 mandate të paekzekutuara, të gjitha të shitura nga Dumani dhe skapistët. Dhe ne, qendrojmë.
Natyrisht, ky ka humbur Fatmir Xhafën për t’i mbikëqyrur ata. Fatmir Xhafa është në ligjet e vendit dhe në ligjet ndërkombëtare subjekt i ligjit antimafia. Por, ligji antiumafia për Troplinin nuk ekziston, jo nuk ekziston.
Pikërisht, se nuk ekziston ligji antimafia, Edi Rama firmos dhe vulos që, hoteli Elvis Doçi, të marrë hotelin 11 katësh tek Shkëmbi i Kavajës dhe nuk i sekuestrohet.
Pikërisht, se nuk ekziston ky ligj, bashkëshortja e Xhaferrit, mos gaboj Xhaferri e ka ai mbiemrin, ajo fiton tendera rëndom me Taulant Ballën, pikërisht se nuk ekziston ky ligj.
E shoqja e Altin Hajrit, me firmën e Edi Ramës merr leje për ndërtim hoteli. Po si mund të marrë bashkëshortja leje ndërtim hoteli?
Sepse, lgji antimafie nuk ekziston. Është asgjësuar.
Natyrisht ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë fort, me gjithë përpjekjen tonë për zbatimin e ligjshmërisë.