Gazment Bardhi rikonfirmohet kryetar i grupit parlamentar të PD. Ja detyra që morën Këlliçi dhe Alizoti

Partia Demokatike rikonfirmoi Gazment Bardhin kryetar të grupit parlamentar.

Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti emërohen zv/kryetar të grupit parlamentar demokrat.

Sekretare e grupit do të jetë Elda Hoti.

Zëdhënëse të grupit parlamentar, Berisha emëroi Lediana Aliollin.

Ndërsa nënkryetari i  Kuvendit mbetet Agron Gjekmarkaj.

“Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Bardhit, do të njohë një performancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetar të grupit, Këlliçin dhe Alizotin. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj”, tha Berisha.